Tregim i mrekullueshëm nga Mitrush Kuteli

Juve që ankoheni e thoni se njeriu s’ka ndjenja është mirë t’ju tregoj fatin e një mareshali të Napoleonit.

Nuk do t’ja permendim fare emrin që të mos ngacmojmë historianët dhe pedantët, Ky mareshall ishte ende i ri, Mbrensa ess faqes dhe leshrat pak si të përhime ja bënin fytyrën tërheqëse, Ishte errësuar nga vuajtjet dhe fushatat e lutrave.

Ushtarët e donin mareshallin: ky kish mbajtur bashkë me ‘ta peshën e lutrave. Flinte shpesh në fushë, pranë zjarrit, i mbështjellë me mantel dhe zgjohej nga klithma e ngjirur e trompetave. Pinte me ushtarët nga i njëjti pagur dhe mbante një uniformë të vjetër të pluhurosur.

Nuk kishte parë dhe nuk dinte gjë tjetër veçse marshime të lodhshme dhe luftime. Nuk i kish shkuar kurrë në mëndje të përkulej mbi shalën e kalit dhe të pyeste fshatarët se si quhej bari që shkelte kali i tij, ose nga çfarë gjë dalloheshin qytetet që kishin ngadhënjyer ushtarët e tij për lavdi të Francës. Luftrat e pareshtura e kishin bërë të rrinte gjithnjë i heshtur dhe të mos e përfillte jetën e vet.

Një dimri, korpusi kalorës i mareshallit, që gjendej asohere në Lombardi, mori urdhër të hidhej menjëherë në Gjermani dhe të bashkohej me “Ushtrinë e madhe”.

Pas dymbëdhjetë ditësh, korpusi u ndal për të kaluar natën në një qytezë të vogël gjermane. Malet e mbuluara me dëborë zbardhnin nëpër errësirë. Rreth e qark ngriheshin pyje ahu dhe vetëm yjtë xixëllonin lart në qiell në mes të shtangësis së përgjithshme.

Mareshalli qëndroi në një hotel. Pas një darke të thjeshtë, u ul në një fron pranë vatrës në sallën e vogël dhe u tha vartësve të tij të largoheshin dhe ta linin vetëm. Ishe i lodhur, donte vetminë.

Qyteza e heshtur, e mbuluar e tëra me dëborë, i përmendte herë kohën e vogëlisë, herë një ëndërr që kish parë përpara disa kohe dhe, ndofta, asqë e kish parë fare. Mareshali e dinte se ato ditë perandori do të bënte një luftim vendimtar dhe e qetësonte vetveten duke thënë se dëshira e qetësisë që e kish pushtuar, i duhej tani atij, mareshalit, si çlodhja e fundit pas bubullimës vrullmadhe të sulmit.

Zjarri i plogështon njerëzit. Mareshalli, që s’po ua hiqte sytë kërcunjve të vatrës, nuk vuri re se qysh në sallë hyri një njeri i shkuar nga mosha, me një fytyrë thatime si të një shpendi. I panjohuri mbante një frak të kaltër, të arnuar. Iu afrua vatrës dhe nisi të ngrohë duart e mardhura. Mareshali ngriti kokën dhe e pyeti i pakënaqur:

Mitrush Koteli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *