ALAIN DE BOTTON – TË MARTUAR ME PERSONIN E GABUAR.

Martesa është një aventurë e rshme.

Një aventurë që ndërmerret nga dy persona, të cilët lidhen në emër të një të ardhmeje, të cilën ato mendojnë se e dinë si do jetë, por që në fakt s’ia kanë as idenë më të vogël. Për një kohë të gjatë njerëzit janë martuar nisur nga arsye thjesht logjike: ngaqë ara e tij ndodhej me arën e saj, ngaqë familja e tij administronte një biznes, ngaqë babai i saj ishte kryeplak i fshatit, ngaqë kështjella duhej të nxirrte shpenzimet që kërkonte.

Ose ngaqë prindërit e të dyja palëve besonin në të njëjtën formë interpretimi të një Shkrimi të Shenjtë. Simptomat shoqëruese të martesave të tilla të nxitura nga arsyeja janë vetmia, mungesa e besnikërisë, keqtrajtimi, ftohtësia emocionale dhe britmat e shamatave. E parë në retrospektivë, martesa mbi bazën e arsyes nuk ka të bëjnë aspak me arsyen. Ajo është thjesht utilitariste, fanatike, snobiste dhe shfrytëzuese.

Këtu qëndron arsyeja se pse pasardhësja e saj sentimentale, martesa me dashuri, shihet me sy aspak kritik.

Në një martesë me dashuri, dy persona ndjejnë tërheqje për njëri-tjetrin. Të trullosur nga ndjenjat, ato janë plotësisht të bindur se kanë lindur për njëri-tjetrin. Sa më spontanisht, sa më i shkujdesur dhe i pamenduar të ketë qenë vendimi për t’u martuar (ndoshta janë njohur para 6 muajsh, ndoshta njëri prej të dyve është pa punë, ndoshta janë shumë të rinj), aq më mirë për martesën me dashuri.

Mendjelehtësia është kundrapesha e gabimeve të bëra në emër të racionales. Rendja pas instinktit është reagimi traumatik ndaj atyre eksperiencave shekullore, të dominuara nga një arsye aspak e arsyeshme.
Shpresojmë se në martesë do rendim në kërkim të lumturisë. Në të vërtetë, jemi në kërkim të intimitetit.

Shpresojmë se do të rikthejmë në raportin tonë prej dy të rriturve ndjesitë dhe emocionet e fëmijërisë. Sidoqoftë, dashuria që kemi provuar në vitet e hershme të jetës sonë ngatërrohet shpesh me një dinamikë tjetër destruktive: me ndjesinë se do të ndihmosh një të rritur që ka dalë nga kontrolli. Në këtë kuptim, është logjike që ne ta refuzojmë një person si partner martesor jo ngaqë është i keq për ne, por ngaqë është shumë i mirë për ne, shumë i mirëkuptueshëm, shumë i besueshëm, shumë i ekuilibruar. E kështu ndodh që martohemi me partnerin e gabuar.

Po ashtu edhe frika nga vetmia na bën të gabojmë gjatë zgjedhjes së partnerit. Sepse kur ke frikë nga vetmia ka rrezik që më shumë të dashurohesh me të mos qenit më vetëm se sa me personin që po na ruan nga ky fat i keq.

Në fund, ne martohemi edhe ngaqë duam ta ruajmë atë Gjënë e Bukur që kemi përjetuar me tjetrin. Për shembull, atë eksitimin e ngrohtë kur patëm menduar herën e parë t’ia shprehim dëshirën për lidhje martesore. Mbase ishim në Venecia, duke shëtitur mbi varkë, dielli në perëndim e përshkëndiste sipërfaqen e lëmuar të ujit, teksa i hapnim njëri-tjetrit shpirtin rrugës për tek restoranti i peshkut dhe i rizotos së famshme. Shpresojmë se martesa mund të na i ruajë momente të tilla. Martohemi për t’u dhënë jetëgjatësi momenteve të tilla.

Mirëpo institucioni i martesës e ngre bashkimin tonë martesor në një rrafsh administrativ, ndoshta diku në një shtëpizë diku në periferi, ecejaket e përditshme punë shtëpi, shtëpi punë, me fëmijë të cilët e fikin pasionin, produkt i të cilit janë ato vetë. Gjëja e vetme që ka mbetur nga ato momentet e dikurshme është personi që keni përballë. Pikërisht ai/ajo që me shumë gjasë nuk duhej të ishte ruajtur.

Të martuar me personin e gabuar? Lajmi i mirë është ky: nuk ka problem! Nuk duhet të ndahemi prej tij/saj, por thjesht të ndahemi nga ideja romantike e martesës me dashuri. Kjo nënkupton shkëputjen prej idesë mbi ekzistencën e një krijese perfekte e cila qenka në gjendje t’i shuajë të gjitha nostalgjitë tona. Duhet ta pranojmë se çdo person mund të na frustrojë, zemërojë dhe zhgënjejë dhe (pa dashur të jem i lig) se të njëjtën gjë do bëjmë edhe ne me të.

Kur zgjedhim me kë do martohemi, ne vendosim se për cilën formë vuatjeje jemi të gatshëm të sakrifikojmë.

Filozofia e pesimizmit mund të na shërbejë si këshilluese e mirë martesore. Sepse pesimizmi e zbut atë presionin e tejskajshëm fantazmagorik që ushtron kultura romantike tek martesa. Thjesht fakti se një person nuk është në gjendje të na çlirojë nga melankolia jonë nuk e fajëson atë person e as lidhjen tonë me të. Personi martesor “më pak i gabuar” për ne nuk është ai, që i përputhet idesë (fiktive) së plotësimit perfekt, por ai që me bujari arrin të kapërcejë dallimet në çift. Kompatibiliteti është arritje e dashurisë; ai nuk mund të jetë kusht paraprak i saj.

Romantika nuk ka ndihmuar aspak këto 250 vitet e fundit. Përkundrazi, pjesa dërrmuese e asaj që përjetojmë në lidhjet martesore, e nxjerr idenë e romantikes nën një dritë të pështirë. Në fund, ndjehemi akoma më të vetmuar se më parë, sepse lidhja jonë martesore me gjithë ato të metat e saj nuk mund ta përballojë barrën që i ngarkon ideja e romantikes.
Prandaj duhet të mësohemi të pajtohemi me idenë e “të gabuarit/të gabuarës” që kemi në krah. Dhe të mësojmë t’i shikojmë me humor, mirësi dhe urtësi gabimet e partnerit tonë po ashtu si edhe gabimet tona.

ALAIN DE BOTTON

Osho: Guxo dhe ngrije jetën në pikën më të lartë të vetëdijes.

Jeta kërkon të pranosh sfidën e panjohur përkundër të gjitha friave, është guxim.

Frikat janë aty, por në qoftë se ju vazhdoni t’i pranoni sfidat vazhdimisht, gradualisht ato frika duken.

Përvoja e gëzimit që sjell e panjohura, ekstazia e madhe që fillon të ndodh me të panjohurën, ju bën mjaft të fortë, ju jep një integritet të caktuar, e bën inteligjencën tuaj të mprehtë.

Për herë të parë ju filloni të ndieni se jeta nuk është vetëm një mërzitje, por një aventurë. Pastaj ngadalë zhduket frika, atëherë ju jeni gjithmonë duke kërkuar dhe kërkoni për një aventurë.

Guxim është të rrezikosh të diturën për të paditurën, të njohurën për të panjohurën, për ndonjë destinacion të pacaktuar. Njeriu kurrë nuk e di se a do të jetë në gjendje për ta bërë atë apo jo. Eshtë lojë fati, por vetëm lojtarët e fatit e dinë se çfarë është jeta.

Japni jetë gjërave të cilat janë të bukura. Mos japni jetë për gjëra të shëmtuara. Ju nuk keni shumë kohë, shumë energji për të humbur. Me një jetë të tillë të shkurtër, me një burim të tillë të vogël të energjisë, është thjesht një budallallëk për ta humbur atë në trishtim, në zemërim, në urrejtje, në xhelozi.

Përdoreni atë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t’ju ngris lartë. Dhe sa më lartë që të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju.

Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot.

Kjo është në duart tuaja.”

Osho

ITALO CALVINO – DASHURITË E VËSHTIRA

Mund të jemi duke bredhur sa andej këtej në një qytet çfarëdo.

Nëpër vapë, dorë për dore dhe unë duhet ta pikas buzëqeshjen tënde të trishtë e atëherë të të jap një ose të të kap fytyrën e të sajoj një ngërdheshje që të shprehë gëzim. Do vije buzën në gaz dhe dëshira ime e lumturisë për ty do të përmbushej.

E vërteta është se buzëqeshjet e tua të trishta më pëlqejnë, sepse të shkojnë, sepse di si t’i zotërosh, si t’i përdorësh e t’i rendisësh pa e prishur radhën. Po ta bëja unë do dukesha një qyqar.

Çështja është se: mendoj dhe dëshiroj gjëra të reja. S’ka rëndësi çfarë di. Për herë të parë, s’ka rëndësi, Nuk e di nga vinë apo si quhen dhe s’mund t’ia shpjegoja askujt tjetër veç teje, me pak kohë, me capak pushime, me ato heshtjet që në fillim nuk.

Jam një romantik për të qarrë hallin, e pranoj. Ndaj s’ia dola mbanë të të bëj të dashurohesh. E di që është kështu, Mendova se mund të mjaftoja unë, me sjelljen time të zakonshme dhe pamjen time kryelartë. Më në fund të sigurt. Dhe koha për të të shpjeguar atë që mungon, për të treguar se në fund, do t’ia vlente barra qiranë.

U përpoqa, si të them, që të më zgjidhje. Shpresova. Duhej. Ishte një mundësi, kupton? Si mund ta lija mënjanë, ta harroja. Mbase duke pritur, mbase nuk ish çasti. Mbase ti dhe unë kemi një kohë tjetër. Jam i bindur se me disa ditë më shumë, orë më shumë, do të të kisha marrë me vete. Dhe mendimin që së paku një herë të ndodhë, apo jo? E ke parasysh? Atë mendimin e fshehtë e skllavërues që fundoset ose del në shesh dhe e bën një herë të vetme për të gjitha dhe nëse e kupton s’mund të shtiresh si hiçmosgjë nëse ke një fije arsye.

Ja çfarë më ndodhi: nuk arrita të hiqesha sikur s’kish ndodhur gjë, fundja nuk S’mund të veproja ndryshe veç të përpiqesha të të merrja me vete, me shpirt, thuajse nga egoizmi, që të ndihesha mirë. Ndonëse e dija që s’mundesha. Ndonëse ishte e rrezikshme. Megjithëse ti nuk do, megjithëse, fundja, lumturia jote s’varet nga unë, Dhe s’mund të rri pa të pyetur përsëri. Vetëm për të qenë i sigurt. A do të vije?

ITALO CALVINO

Fragmente nga Jostein Gaarder.

Ç’është filozofia?

E dashur Sofi, shumë njerëz kanë hobe të ndryshme Disa mbledhin monedha ose pulla të vjetra, disa duan punëdoren, të tjerët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke u me ndonjë sport. Shumë të tjerë kanë dëshirë të lexojnë, Disa lexojnë vetëm gazeta ose revista, disa dëshirojnë të lexojnë romane, kurse disa të tjerë i duan më shumë librat me temë nga astronomia, nga jeta e kafshëve apo nga zbulimet teknike.

Nëse mua më interesojnë kuajt apo gurët e çmuar, nuk mund të kërkoj që edhe të tjerët të interesohen për këto që më pëlqejnë mua, Nëse unë i ndjek me shqetësim të gjitha ngjarjet sportive në televizor, duhet të pranoj se të tjerët mund ta konsiderojnë sportin si dicka të mërzitshme.

Po a mund të ketë dicka që do t’u interesonte të gjithë njerëzve?
A ekziston dicka që u takon të gjithë njerëzve pa marrë parasysh kush janë dhe në c’vend të botës jetojnë ata?


Po, Sofi e dashur, ka disa cështje që duhet t’u interesojnë të gjithë njerëzve. Ky kurs flet për këto cështje, C’është më e rëndësishmja në jetë, Nëse pyesim dikë që jeton në buzë të varfërisë, përgjigjia e tij do të jetë: ushqimi. Nëse këtë pyetje ia bëjmë ndokujt që mërdhin, përgjigjia do të ishte: ngrohtësia.
Nëse pyesim dikë që është i vetmuar dhe jeton vetëm, me siguri përgjigjja e tij do të ishte: bashkësia me njerëzit e tjerë!

Ajo ishte një e huaj që vinte nga një përrallë e bukur. Pastaj kishte mundur të hynte në realitetin tonë, ndoshta sepse kishte një mision të rëndësishëm këtu, që të na shpetonte nga ajo që quhet “e përditshmja gri”. Deri tani nuk kisha dijeni për misione të tilla. Mendoja se kishte vetëm një jetë dhe vetëm një realitet. Por ja që paska dy lloje njerëzish. Në fillim është vajza e portokalleve, pastaj vijmë ne të tjerët.

“Cfarë është kjo ëndërr e madhe në të cilën jetojmë dhe secili nga ne e përjeton vetëm për një kohë të shkurtër?…Ndoshta atje tutje pas galaktikave gjendet përgjigja se cfarë është njeriu. Mendoj se e kam përdorur shpesh fjalën enigmë në këtë letër. …Megjithëse kjo është një enigmë më tepër mendore se shpirtërore, dhe përgjigja për këtë enigmë ndodhet brenda nesh. Sepse ne jemi këtu apo jo? Ne jemi ky univers.”

“Një kafshë e egër del befas nga pylli dhe të shikon me ngulm një sekondë, pastaj ikën. C’lloj shpirti është ai që e vë në lëvizje kafshën? Cila është ajo fuqi misterioze që zbukuron tokën me lule nga të gjitha ngjyrat e ylberit dhe stolis qiellin e natës me dantellën madhështore të yjeve xixëllues. Shikoje botën, shikoje botën para se të kesh mësuar përmendësh më shumë sesa duhet fizikë dhe kimi”

“Më vjen inat, kur mendoj se një ditë do të zhdukem, që do t’i lë lamtumirën gjithçkaje. Jo për një javë ose dy, jo për katër apo për katërqind vjet, por përgjithmonë Më duket sikur janë tallur me mua. Në fillim vijnë e të thonë: Mirësevjen! Ja ku e ke këtë botë që të bësh si të kesh qejf. Këtu ke raketaken, ky është treni BRIO dhe atje është shkolla që do të fillosh në vjeshtë. Pastaj më vonë ia plasin të qeshurit: ha, ha, ha! Sa mirë që ta punuam! Dhe ta shkulin gjithë botën mu përpara syve.”

Vajza e Portokalleve

Njembedhjete Minuta, Paulo Coelho

Nuk është as koha, as mençuria që e transformojnë njeriun: e vetmja gjë që e shtyn atë të ndryshojë, është dashuria.

Askush nuk e humb askënd sepse askush nuk e zotëron askënd. Kjo është përvoja më e mirë e lirisë: ta kesh gjënë më të rëndësishme në botë, pa e zotëruar atë!

Mos u mëso, sepse është shumë e lehtë të mësohesh me dhimbjen, është një drogë e fuqishme, e pranishme në të përditshmen tonë, në vuajtjen e fshehur, në mohimet që bëjmë kur ia lëmë fajin dashurisë përt që marrin ëndrrat tona. Dhimbja të tremb kur tregon fytyrën e saj, por të bën për vete kur vishet me sakrificë me vetëmohim.

Nganjehere jeta do te thote shume : Nje person mund te kaloje dite, jave, muaj, vite, pa as ndjenje te re. Pastaj ndodh te hapet nje dere, dhe nje ortek pozitiv hyn ne te. Ne nje moment nuk kishe asgje, ne tjetrin, ke me shume se sa mund te perballosh.

Qëniet njerëzore mund të përballojnë një javë pa ujë, 2 javë pa ushqim, vite të tëra të pa strehë, por jo Vetminë. Ajo është më e keqja e të gjitha torturave; më e keqja e të gjitha vuajtjeve.

Jeta pret situatat me kritike per te shfaqur anen e vet me brilante.

Pervoja ime e pakte e jetes me ka mesuar se askush nuk eshte padron i asgjeje, qe gjithcka eshte nje iluzion; si te mirat materiale edhe pasuria shpirterore, Kush ka humbur dicka qe e mendonte te sigurte arrin te kuptoje qe atij nuk i perket asgje, Dhe nese nuk me perket asgje, atehere nuk duhet kurrsesi ta humbas kohen duke u shqetesuar per gjera qe nuk jane te miat. Me mire te jetosh sikurse sot te ishte e para (ose e fundit) dita e jetes.

Une jam ndier e plagosur kur kam humbur burrat me te cilet kam qene e dashuruar. Sot jam e bindur se askush nuk humbet dike, sepse askush nuk zoteron ndokend. Ky eshte perjetimi i vertete i lirise: te kesh gjene me te shtrenjte ne bote, pa qene zot i saj.

“Ajo vuri re, se dashuria kishte të bënte më shumë me mungesën, sesa me praninë e tjetrit: Vuante kur ai nuk ishte, i kalonte orët duke perfytyruar se çfarë do të bisedonin në takimin tjetër, dhe kujtonte çdo secondë të kaluar me të, duke u sforcuar të merrte vesh se çfarë kishte bërë mirë e çfarë keq.”

Dashuria nuk eshte te tjetri, por brenda nesh. Jemi ne ata qe e zgjojme. Por qe te ndodhe kjo, kemi nevoje per tjetrin. Universi ka kuptim vetem kur kemi dike me te cilin te ndajme emocionet tona.

“Mos harxho fjalë me njerëz që meritojnë heshtjen tënde. Ndonjëherë, gjëja më e fuqishme që mund të thuash është asgjëja”

Njembedhjete Minuta, Paulo Coelho

Kura e Shopenhauerit- Irvin D. YALOM

Nese nuk duam qe te jemi loder ne duart e cdo batakciu dhe objekti i perqeshjes se cdo budallai, rregulli i pare eshte qe te jemi te rezervuar dhe te pashoqerueshem.”

Fëmijët e privuar nga dashuria amënore nuk arrijnë të zhvillojnë besimin themelorë që duhet për të dashur veten, për të besuar që të tjerët do t’i duan apo për të zhvilluar dashurinë për. Kur rriten, ata bëhen të ftohtë, tërhiqen në vetvete dhe shpesh jetojnë në mardhënje kundërshtuese me të tjerët.

YALOM’S CURE, (aka IRVIN YALOM, LA THERAPIE DU BONHEUR), Irvin Yalom, 2014. © First Run Features

Pjesa mê e madhe e burrave lejojnë që të joshen nga një fytyrë
bukuroshe…natyra i shtyn gratê që që të shfaqin pêrnjêherë të gjithë shkëlqimin e tyre…dhe tê bëjnë sensacion…por natyra fsheh shumë të këqija, tê tilla si shpenzime të pafundme, mosbindjen, kokëfortêsinë, plakjen dhe shêmtimin pas disa vitesh, mashtrimin, vênien e brirëve, ankesat, punën me shtiza, ataket e histerisê, ferrin dhe djallin. Prandaj unë martesën e quaj një borxh, qê merret në moshë të re dhe paguhet në moshë të thyer…

“Ishte e veshtire te kuptonte faktin qe kujtesa e gjithe pervojes se tij me Filipin ishte ruajtur ne menyre neurokimike diku ne korteksin e trurit te tij. Kishte shume te ngjare, qe Filipi te ndodhej ne nje rrjet te nderlikuar, me emrin Filip te neuroneve te lidhura me njera-tjetren, te cilet kur nxiteshin nga neurotransmetuesit e duhur, hidheshin ne veorim dhe projektonin imazhin e Filipit mbi nje skene fantazme ne korteksin e tij pamor”

“Urtesia me e madhe eshte qe ta besh shijimin e momentit, qellimin suprem te jetes, sepse ky eshte i vetmi realitet, cdo gje tjeter eshte loje e mendimit. Por ne mund ta quajme edhe marrezine me te madhe, sepse ajo qe zgjat vetem nje cast dhe zhduket si nje enderr nuk mund te mos ia vleje qe te mundohesh kaq shume”.

“Nuk ka trendafil pa gjemba.Por shume dege me gjemba pa nje trendafil”.

Kura e Shopenhauerit- Irvin D. YALOM

Pjesë të shkëputura nga Jose Ortega y Gasset.

“Jeta jonë, si një program mundësish, është e mrekullueshme, e bollshme, superiore ndaj të gjithë epokave të tjera të njohura në histori.

Por, pikërisht prej faktit, se qëllimi i saj është më i madh, ajo tashmë i ka pëmbytur të gjitha kanalet, parimet, normat, idealet, që ka arritur t’i ruajë e t’i pëcjellë tradita. Ajo është shumë më tepër je se sa të gjitha ekzistencat e mëparshme, rrjedhimisht edhe më problematike, duke mos gjetur dot drejtimin tek e shkuara.

Ndaj, lipset ta zbulojë vetë fatin e vet… Rrethanat tona – pra, këto mundësi – janë ato që na formojnë copëzën e jetës së dhuruar, të diktuar ndaj nesh, duke përbërë njëherësh edhe atë e quajmë botë. Jeta nuk arrin ta zgjedhë botën e saj, ajo e gjen vetveten, që në fillim, në një botë të përcaktuar e të pandryshueshme; në botën e së tanishmes.

Ne s’jemi të hedhur në këtë ekzistencë njëlloj si një gjyle prej një topi, me një trajektore absolutisht të përcaktuar. Fati, tek i cili ne biem kur vijmë në këtë botë – që mbetet gjithmonë kjo dhe vetëm kjo – konsiston saktësisht në të kundërtën.

Në vend që të diktojë mbi ne vetëm një trajektore, ajo na dikton disa, duke na shtrënguar rrjedhimisht të zgjedhim. Kusht befasues, ky i ekzistencës sonë! Të jetosh do të thotë ta ndiesh veten fatalisht të detyruar të ushtrosh lirinë tënde e të vendosësh se çfarë kërkon të jesh në këtë botë.

Ne gjejmë veten të ndeshur shpesh me disa dallime të caktuara, të ekzistuara përjetësisht, midis budallait dhe njeriut të ndjeshëm, kur ky i fundit, në mënyrë konstante e ndjen veten shumë afër të qenit budalla, ndaj përpiqet si e si t’i arratiset kërcënimit të budallallëkut. Pikërisht në këtë përpjekje qëndron gjithë inteligjenca e tij.

Nga ana tjetër, budallai s’dyshon aspak te vetja, por e mendon veten si njeriun më të matur të të gjithë njerëzve; kjo shpjegon edhe atë qetësi për t’u pasur zili që ai paraqet, duke e instaluar kështu gjithë qënien brenda budallallëkut të vet.

Njësoj si ato insektet, që është e pamundur t’i nxjerrësh prej vrimës ku banojnë, po kështu nuk ka asnjë mënyrë për të shpërngulur budallain, qoftë edhe për një cast, prej budallallëkut të vet, për ta nxjerrë kështu nga gjendja e tij e verbër e për ta detyruar të vërë në kontrast vizionin e tij të qullët mbi botën dhe format e tjera inteligjente të këndvështrimi.

Jose Ortega y Gasset