Fragmente të shkëputura nga kryeveprat!

Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua.

Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Dhe përsëri pyet veten: Ç’bëre me vitet e tua, Ku e vaose kohën tënde më të mirë Ke jetuar apo jo Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë eenë këtë botë. Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e ernrët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja.

Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurë.

Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo.

Sy, thellësisht të mavijosur, kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojë të papërmbajtshme për të thënë marrëzira.

Dashuria mund të shfaqet, kur, ashtu rastësisht, tek supa apo tek pija, lëshon nga dora një grusht me pluhur “dashuromë”.

Dashuria mund të të zërë, ama nuk mund të parandalohet dot, Të rinjtë e duan atë që është interesante dhe e veçantë, për ta nuk ka rëndësi nëse ajo është e vërtetë apo e gënjeshtërt. Shpirtrat më të pjekur duan tek e vërteta atë që është tek ajo më interesante dhe e veçantë. Më në fund, njerëzit krejtësisht të pjekur, e duan të vërtetën edhe në atë që duket tek ajo e thjeshtë dhe lakuriqe dhe qv i ngjall mërzi njeriut të rëndomtë, sepse kanë vënë re që e vërteta prirtet ta thotë me fytyrë e thjeshtësisë mençurinë e saj më të lartë.

Nuk e parandalon dot uji i bekuar, nuk e parandalon as gjaku i kurbanit; as kokrra e hudhrës që s’vlen për asgjë Dashuria është e shurdhër ndaj Fjalës se shenjtë dhe përbetimit të shtrigave.Nuk ka dekret qeveritar që mund ta ndalojë, as bar mjekësor që ta evitojë, edhe pse shitëset vënë tellallin, nëpër tezga, për barëra shëruese, të garantuara e gjithçka tjetër.

Dhe unë gjithashtu u ndjeva gati për të jetuar përsëri. Sikur gjithë ky zemërim më kishte pastruar nga e keqja, më kishte boshatisur nga shpresa, përpara kësaj nate të mbushur me shenja dhe yje po i hapesha për herë të parë indiferencës së butë të kësaj bote.

Albert Camus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *