Fragmente nga Jostein Gaarder.

Ç’është filozofia?

E dashur Sofi, shumë njerëz kanë hobe të ndryshme Disa mbledhin monedha ose pulla të vjetra, disa duan punëdoren, të tjerët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke u me ndonjë sport. Shumë të tjerë kanë dëshirë të lexojnë, Disa lexojnë vetëm gazeta ose revista, disa dëshirojnë të lexojnë romane, kurse disa të tjerë i duan më shumë librat me temë nga astronomia, nga jeta e kafshëve apo nga zbulimet teknike.

Nëse mua më interesojnë kuajt apo gurët e çmuar, nuk mund të kërkoj që edhe të tjerët të interesohen për këto që më pëlqejnë mua, Nëse unë i ndjek me shqetësim të gjitha ngjarjet sportive në televizor, duhet të pranoj se të tjerët mund ta konsiderojnë sportin si dicka të mërzitshme.

Po a mund të ketë dicka që do t’u interesonte të gjithë njerëzve?
A ekziston dicka që u takon të gjithë njerëzve pa marrë parasysh kush janë dhe në c’vend të botës jetojnë ata?


Po, Sofi e dashur, ka disa cështje që duhet t’u interesojnë të gjithë njerëzve. Ky kurs flet për këto cështje, C’është më e rëndësishmja në jetë, Nëse pyesim dikë që jeton në buzë të varfërisë, përgjigjia e tij do të jetë: ushqimi. Nëse këtë pyetje ia bëjmë ndokujt që mërdhin, përgjigjia do të ishte: ngrohtësia.
Nëse pyesim dikë që është i vetmuar dhe jeton vetëm, me siguri përgjigjja e tij do të ishte: bashkësia me njerëzit e tjerë!

Ajo ishte një e huaj që vinte nga një përrallë e bukur. Pastaj kishte mundur të hynte në realitetin tonë, ndoshta sepse kishte një mision të rëndësishëm këtu, që të na shpetonte nga ajo që quhet “e përditshmja gri”. Deri tani nuk kisha dijeni për misione të tilla. Mendoja se kishte vetëm një jetë dhe vetëm një realitet. Por ja që paska dy lloje njerëzish. Në fillim është vajza e portokalleve, pastaj vijmë ne të tjerët.

“Cfarë është kjo ëndërr e madhe në të cilën jetojmë dhe secili nga ne e përjeton vetëm për një kohë të shkurtër?…Ndoshta atje tutje pas galaktikave gjendet përgjigja se cfarë është njeriu. Mendoj se e kam përdorur shpesh fjalën enigmë në këtë letër. …Megjithëse kjo është një enigmë më tepër mendore se shpirtërore, dhe përgjigja për këtë enigmë ndodhet brenda nesh. Sepse ne jemi këtu apo jo? Ne jemi ky univers.”

“Një kafshë e egër del befas nga pylli dhe të shikon me ngulm një sekondë, pastaj ikën. C’lloj shpirti është ai që e vë në lëvizje kafshën? Cila është ajo fuqi misterioze që zbukuron tokën me lule nga të gjitha ngjyrat e ylberit dhe stolis qiellin e natës me dantellën madhështore të yjeve xixëllues. Shikoje botën, shikoje botën para se të kesh mësuar përmendësh më shumë sesa duhet fizikë dhe kimi”

“Më vjen inat, kur mendoj se një ditë do të zhdukem, që do t’i lë lamtumirën gjithçkaje. Jo për një javë ose dy, jo për katër apo për katërqind vjet, por përgjithmonë Më duket sikur janë tallur me mua. Në fillim vijnë e të thonë: Mirësevjen! Ja ku e ke këtë botë që të bësh si të kesh qejf. Këtu ke raketaken, ky është treni BRIO dhe atje është shkolla që do të fillosh në vjeshtë. Pastaj më vonë ia plasin të qeshurit: ha, ha, ha! Sa mirë që ta punuam! Dhe ta shkulin gjithë botën mu përpara syve.”

Vajza e Portokalleve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *